'Jo vetëm Serbia' Eksperti i Sigurisë tregon shtetin që po përdoret nga Rusia në Ballkan: Serbia po trajnon 300 persona afër kufirit me Kosovën

29 Nëntor 2023, 17:00| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 17:05

  • Share

Rreziku më i madh është nga Rusia e cila aleate ka Serbinë në qëllimin e saj për të destabilizuar situatën në Ballkan, me qëllim defokusimin e vëmendjes që të ketë avantazh  në luftën me Ukrainën, thotë eksperti i sigurisë nga Kosova Bedri Elezi.

Në një intervistë për Report Tv Elezi thotë se Rusia nuk po përdor vetëm Serbinë por dhe Bosnje Hercegovinën e jo vetëm

Ne jemi të vetëdijshëm që Rusia ka një aleancë të fortë dhe me presidentin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik. Shërbimet sekrete ruse janë të mirëorganizuar dhe në Bullgari e Maqedoni, tha Elezi në intervistë.

Gjithashtu Elezi pranon se 300 persona po trajnohen në kufi me Kosovën

Mbi 300 persona besohet se janë duke u trajnuar në dy baza të ndryshme , rreth 20 km afër kufirit me Kosovën në territorin e Serbisë dhe udhëhiqen nga komandati që kreu sulmet e 24 shtatorit, Radoiçiç. Qeveria e Kosovës por dhe NATO i ka konfirmuar këto informacione për këto pretendime” tha Elezi në intervistë.

Dyshimet janë se agjentët e shërbimeve secrete ruse janë të implikuara në UNMIK dhe OSBE. Këto organizata i përdorin si ombrellë për veprimet e tyre, thotë më tej Elezi.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?