Jo vetëm politikan, por edhe shahist! Rrëfehet për Report Tv, Glauk Konjufca: Lojë strategjike, më ka ndihmuar edhe në politikë

19 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 19 Shkurt, 15:57

  • Share

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përveçse politikan është dhe lojtar i mirë i shahut. Së fundmi ka marrë pjesë në akvitetin ndërkombëtar sportiv, që u mbajt në Prizren me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Fitorja është me rëndësi, por jo aq sa aktiviteti. Kam nderin të jem pjese e aktivitetit ndërkombëtar, që është i versionit blic dhe organizohet me mbështetjen e qeverisë. Të gjithë e dinë se unë jam adhuerues i shahut dhe bëj veprimtari të ndryshme që kanë për synim popullaritetin e këtij sporti. Shahu është një loje stratetgjike është luajtur në të kaluar dhe do të luhet në të ardhmen, në Kosovë duhet ta përhapim sa më shumë”.- tha Konjufca.

Për “Report Tv”, Konjufca tregon se shahun e ka mësuar që 10 vjeç dhe si lojë shumë strategjike shahu e ka ndihmuar edhe në politikë.

'Në familjen time është luajtur gjithmonë dhe unë jam ndikuar nga babai dhe xhaxhallarët. Është lojë strategjike që më ka ndihmuar dhe në politike është i shëndetshëm për kujtesen dhe të kalit qendrueshmërinë. Pra në kuptimin e zgjedhjeve, dhe të hapave dhe të ndihmon në jete. Është lojë që ka dimension shkencor, nuk është vetem argëtuese dhe nëse futesh me thellë. Nëse hapin e 3 e bën të parin, rrëzohesh. Në këtë kuptim është ngjashmëria mes shahut dhe politikes. '- tha Konjufca.

Kryeparlamenti shprehet se shahu duhet të përfshihet si lëndë mësimore në shkolla që në klasë të parë.

“Është lajm që ministria e sportit në Kosovë që shahu të jetë në shkollë, sepse është me rëndësi zbulimi I talenteve në moshë të vogël. Disa shtete në BE e bëjnë dhe Kosova është mirë ta bëjë, sepse është ushtrim I kujtesës që ndihmon fëmijët. Unë që 10-12 vjeç kam pasur aftësinë me lujt shah, por mendoj se duhet të kultivohet dhe në moshë më të vogël, 5-6 vjeç. Pra fëmijët duhet ti njohim me shahun që me fillimin e shkollës, që 6 vjeç”.

Në Turneun Ndërkombëtar në shahun blic morën pjesë rreth 200 shahistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Mali i Zi, Serbia, Italia, Franca, Kosova, Lugina e Preshevës dhe viset e tjera. Fitues i këtij turneu u shpall Mjeshtri Ndërkombëtar nga Kosova, Nderim Saraçi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • besi: 19/02/2024 17:10

    Ky eshte bishti i gomarit Kurti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?