Jo vetëm në Kombinat, bashkia e Tiranës vendos kabina dezinfektimi edhe në tregjet e tjera

8 Prill 2020, 14:06| Përditesimi: 8 Prill 2020, 14:07

  • Share

Pas tregut të Kombinatit Bashkia e Tiranës po synon të pajisë të gjithë tregjet e kryeqytetit me kabinë dezinfektimi., me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkaq, pas përfundimit të orarit të tregtimit, janë punonjësit e pastrimit ata që merren me largimin e mbetjeve si dhe larjen me dezinfektant të tezgave dhe të ambientit përreth. Paralelisht, nëpër tregje vijon puna e policisë bashkiake për zbatimin nga ana e qytetarëve të distancimit fizik nga njëri-tjetri dhe të radhëve.

Edhe qytetarët janë përshtatur me rregullat e reja të Bashkisë së Tiranës duke iu nënshtruar procesit të dezinfektimit në kabinat e vendosura dhe të respektimit të distancës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli e verteta: 08/04/2020 19:15

    Duhet te cilsohet me cfare lendesh disifektojn sepse mund te jete vetem uij per te ber propagand. Per me teper duhet te vendoset nje flet udhezues me te gjith lendet qe perdoren per disifenktim per te evituar njerzit qe mund te ken alergji nga lend te ndryshme qe cojn deri ne vdekje. Ju lutem me mbushni menfjen qe sesht vetem uij dhe propagand ose vendosni fleten me lendet qe perdoren dhe kontroindikacjonet e ketyre lendve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?