Jo vetëm në Itali. Pa limite shpejtësie koronavirusi ‘vrapon’ në Europë, të tjera raste në Greqi

27 Shkurt 2020, 15:54| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 15:57

  • Share

Greqia ka konfirmuar 3 raste të infektuar nga koronavirusi. Dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Në një konferencë për shtyp autoritetet kanë deklaruar se Greqia ka regjistruar tre raste me koronavirus. Bëhet fjalë për djalin e 38 vjeçares nga Selaniku që u konstatua ditën e djeshme e infektuar dhe një tjetër grua 40 vjeçe në Athinë.

Ndërkohë organet e shëndetësisë kanë filluar zbatimin e masave që parashikohen në këto raste, 14 ditë karantinë për dy gratë dhe adoleshentin si dhe ka nisur dezinfektimi i shkollës tetëvjeçare ku mësonte fëmija i infektuar, ndërsa rreth 300 nxënës po kryejnë analizat.

Gjithashtu në Selanik po dezinfektohen edhe ambientet e bashkisë së qytetit pasi 38 vjeçarja, rasti i parë në Greqi me covid19, ka vizituar këshillin bashkiak gjatë një mbledhje në fillim të javës.

Në kuadrin e masave mbrojtëse autoritetet kanë vendosur anulimin e festimeve të karnavaleve në gjithë Greqinë.

 


Lajmi kryesor:

17 viktima nga koronavirusi/ OBSH-BE promovojnë Italinë: S'është vatër epidemie, Di Maio: Mediat e huaja të mos spekulojnë. Në Lombardi rreth 50 të shëruar


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?