Foto ilustruese

U kthyet nga plazhi dhe jeni djegur, nuk është vetëm kosi, mësoni produktet e tjera që do t'ju shpëtojnë

25 Korrik 2020, 20:09| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 20:27

  • Share

Djegia e lëkurës në plazh është një ndër rastet më normale kur qëndron me orë të tëra në diell. Nëse ndodh, mezi presim të shkojmë në shtëpi e të lyejmë pjesën e djegur me kos. Por kosi nuk është i vetmi produkt që qetëson pjesën e djegies nga dielli në plazh.

Ekzistojnë edhe disa metoda të tjera, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë atyre ditëve të tmerrshme.

Përdorimi i menthol-it, përbërës organik i krijuar nga gjethet e mentes dhe vajrave të ndryshme. Përgjithësisht, shkumat që përdorin meshkujt për t’u rruajtur përmbajnë mentol, për shkak se e bën lëkurën më të butë dhe e mbron nga infeksionet. Mjafton ta lyeni sipërfaqen me pak shkumë dhe ta lini të veprojë për 30 minuta dhe ta përsërisni  procedurën 1 herë në ditë.

Përdorni çajin jeshil, të pasur me molekura antioksidante të njohura gjerësisht për vetitë e tyre anti-inflamatore. Vendosni bustinën e çajit jeshil në një enë me ujë të ftohtë dh prisni që përbërësit të depërtojnë në ujë. Më pas, lyeni zonat problematike dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2-3 orë në ditë.

Lëkurë patateje: Ju duhet thjesht të ndani një patate në feta të holla, të cilat më pas t’i vendosni në trup. Qëndroni shtrirë rreth 1 orë duke i lënë copat të veprojnë sa më gjatë.

Komento

Komente

  • Iris: 06/08/2020 00:37

    Per djegiet si nga dielli,si nga soba mund te perdoren dhe aloa vera,si ne forme kremi te kozmetikes,ashtu dhe duke aplikuar direct pulpen xhelatinoze te nxjerre direct nga gjethet,po ashtu dhe sun-screens per mbrojten e lekures ,ne forme kremi o spray jane shume te mire dhe qetesues te iritimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?