Jo vetëm gjoba! Polici në Fier i dhuron maskën qytetarit i cili nuk e kishte (VIDEO)

24 Tetor 2020, 18:51| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 18:58

  • Share

FIER - Qëllimi i mbajtjes së maskës në ambientet e hapura nuk është për tu vendosur gjobë qytetarëve, por për t'i ndërgjegjësuar ata që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit.

Ndërkohë që policia gjobit qindra qytetarë çdo ditë, një efektiv në Fier ka bërë një gjest për tu marrë shembull.

Teksa vijonin patrullën në rrugë, disa efektivë të Shqiponjës ndaluan një qytetar i cili nuk kishte vendosur maskën.

Në vend që ta gjobisnin, një prej efektivëve iu afrua dhe i dhuroi një maskë, kjo në shenjë ndërgjegjësimi.

Qytetari është  habitur dhe i ka falenderuar efektivët.

Momenti ku polici i dhuron maskën

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cudi: 24/10/2020 20:50

    Sa mire qe qelloi edhe kamera aty ne momentin e duhur.

    Përgjigju
    • Çimi: 25/10/2020 05:09

      Qytetari më shembullor në Fier ,Kic Dumi.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?