Avioni i Ryanair

Bota

Jo vetëm BE, Ukraina ndalon fluturimet e avionëve të regjistruara në Bjellorusi

28 Maj 2021, 15:42| Përditesimi: 28 Maj 2021, 15:44

  • Share

UKRAINA- Qeveria ukrainase ka vendosur që të ndalojë fluturimet e avionëve të regjistruar në Bjellorusi, duke filluar që nesër, më 29 maj.

Ky vendim ka ardhur pas “rrëmbimit” të avionit “Ryanair” dhe arrestimit të gazetarit bjellorus, Roman Protasevich.

"Qeveria ka forcuar 'sanksionet ajrore' kundër linjave ajrore Bjelloruse," tha Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës.

Ministria njoftoi se këto kufizime në hapësirën ajrore dhe fluturimet tranzit për kompanitë bjelloruse janë të nevojshme për të garantuar sigurinë e aviacionit dhe pasagjerëve.

Bashkimi Evropian, ka reaguar menjëherë duke vendosur sanksione kundër Bjellorusisë, pas incidentit, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të 27 vendeve të BE nga linjat ajrore bjelloruse.

I vetmi vend i cili ka dalë në krah të Bjellorusisë, është Rusia, e cila ditën e djeshme ka ndaluar uljen e një avioni Austriak pasi ky i fundit nuk ka kaluar nga territori bjellorus.

Reagimet e vendeve për kufizimet në hapësirën ajrore, kanë ardhur pasi disa ditë më parë, teksa një avion i cili po udhëtonte nga Athina në Lituani me 171 pasagjerë, ndërroi destinacion, pas alarmit të rremë për bombë.

Një prej udhëtarëve, ishte edhe gazetari Roman Protasevich, i cili sapo ka zbritur është arrestuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?