Jo nga oxhaku! Në Lezhë, Babagjyshi shëtit qytetin me slitë me kalë, shpërndan dhurata për fëmijët: U gëzuan shumë (VIDEO)

24 Dhjetor 2022, 16:36| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 21:44

  • Share

LEZHË- Babagjyshi për fëmijët në Lezhë, nuk ka shkuar shtëpi më shtëpi nëpërmjet oxhakut, por me slitën e tij të tërhequr nga kuajt për të shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët e qytetit. Kjo është një nismë personale e dy qytetarëve të Lezhës, Ilir Marvukaj i veshur si Babagjysh e drejti që drejton “slitën”.

Ai ka treguar për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila, se fëmijët janë gëzuar shumë kur kanë parë Babagjyshin në rrugë, e ndërsa thekson se kjo ndodh për herë të parë në Lezhë. Marvukaj thotë se Krishtlindja është një festë e veçantë, ndaj vendosi që ta urojë në këtë mënyrë.

“Se këto janë festa më të bukura dhe i uroj shqiptarë gëzuar Kritshlindjet, po presim fëmijët që të bëjmë foto dhe të marrin dhuratat. Kemi një orë që kemi lëvizur përgjatë qytetit, njerëzit janë gëzuar shumë, është hera e parë që bëhet në qytetin e Lezhës”, tregon ai.

Babagjyshi ka edhe një urim.

“Gëzuar, mbarësi dhe vit sa më i mirë për të gjithë shqiptarët”, përfundon Babagjyshi.

Më pas, karroca e babagjyshit u ndal në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku të shumtë ishin fëmijët të cilët morën dhurata dhe iu gëzuan festës. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?