Jo më veto për Ballkanin Perëndimor? Macron e Scholz kërkojnë ndryshim të mënyrës së votimit në BE: Së bashku do ta bëjmë ‘Unionin’ më të fortë

21 Janar 2023, 14:10| Përditesimi: 21 Janar 2023, 18:59

  • Share

Pas bllokimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për dy vite rresht për shkak të vetos bullgare dhe apeleve të njëpasnjëshme edhe të Kryeministrit shqiptar Edi Rama duket se Franca dhe Gjermania do të kërkojnë ndryshimin e mënyra e votimit në BE për integrimin e vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz e kanë bërë të qartë në mbledhjen e fundit të BE se duan zgjerim të shpejtë dhe konkret të BE-së në Ballkanin Perëndimor. 2 vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duan zgjerim të shpejtë dhe konkret të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Macron e Scholz kanë shkruar një opinion të përbashkët për gazetën gjermane 'Frankfurter Allgemeine Zeitung', ku theksojnë se integrimi i Ballkanit Perëndimor vendimmarrja duhet të bëhet nëpërmjet shumicës së kualifikuar në mekanizmat e BE-së, e jo me unanimitet.

Rreth Ballkanit Perëndimor, Macron dhe Scholz argumentojnë “për progres rapid dhe të fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së”, duke shtuar që për të ndodhur kjo gjë, duhet zgjeruar vendimet e shumicës së cilësuar në Këshill".

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron theksojnë në artikullin e përbashkët në botimin për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se ata përpiqen për përparim të shpejtë dhe konkret në procesin e zgjerimit të BE-së.

"Në të njëjtën kohë, ne duhet të sigurojmë që Bashkimi Evropian i zgjeruar të mbetet i zbatueshëm, me institucione më efikase dhe procedura më të shpejta vendimmarrjeje, veçanërisht duke zgjeruar votimin me shumicë të cilësuar në Këshillin Evropian," shkruajnë të dy udhëheqësit.

Ata përmendën veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica e të cilave janë në faza të ndryshme të procesit të gjatë të anëtarësimit në BE.

“Për të pasur një Evropë të fortë nesër, ne duhet të investojmë më shumë në forcat tona të armatosura dhe në themelet e industrisë sonë evropiane të mbrojtjes ”, shkruan kancelari dhe presidenti. Kjo, sipas tyre, do të rrisë aftësitë mbrojtëse dhe do ta kthejë Evropën në një partner të fortë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

"Ne po mbrojmë fuqimisht një strategji ambicioze për të rritur konkurrencën e industrisë evropiane dhe për një mjedis evropian që promovon konkurrencën dhe inovacionin ," shkrujanë Scholz dhe Macron.

Kujtojmë se gjatë kohës kur Bullgaria mbante peng me një veto për Maqedoninë e Veriut, jo vetëm këta të fundit por edhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, ka qenë Kryeministri Rama i cili i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta rishikojë mënyrën e tij të votimit në Këshillin Evropian. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rama: 21/01/2023 21:52

    Rama Rama Rama Elisa BravO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?