Kanabisi me llampa/ Veliu: OSHEE të kontrollojë konsumet e dyshimta të energjisë elektrike! Droga jo më në parcela, po në sera, depo e tunele (LETRA)

9 Qershor 2020, 16:11| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 19:03

  • Share

ReportTV siguron shkresën e kryepolicit Ardi Veliu drejtuar vartësve të tij në janar 2020 ku zbulon se tashmë grupet kriminale në Shqipëri kanë zgjedhur ambientet e mbyllura për kultivimin e kanabisit. 

Nisur nga kjo Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u kërkon drejtuesve të policisë të bashkëpunojnë me autoritetet vendore për të identifikuar pronarët e magazinave, depove, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, shtëpi të braktisura, serave, staneve e të tjera, që shfrytëzojnë trafikantët.

Në këtë proces, ndihmë kërkohet edhe nga OSSHE për identifikimin e konsumatorëve të cilët mund të përdorin energjinë elektrike më shumë se sa nevojat e tyre, që rrjedhimisht çon tek dyshimet për kultivim kanabisi me llampa.

Një rast i ngjashëm u evidentua nga policia në qytetin e Fierit pak javë më parë në një shtëpi në pronësi familjes Kapaj që kishin përshtatur banesën e tyre me aparatura për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike dhe nëpërmjet energjisë elektrike  kishin mbjellë 312 fidanë kanabis.

Në letrën, të cilën Report Tv e disponon, Veliu i shpreh hapur kritikat për uniformat blu për kontrollin jo të plotë në zonat me risk të lartë për kultivimin e kanabisit, fenomen që njohu rritje në vitin 2019.

Për ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, përpjekjet e policisë me kanabisin duhet të japin rezultat brenda qershorit, ndërsa kërkoi bashkëpunim me autoritetet vendore për identifikimin e çdo zone ku kultivohet droga. Gjatë një takimi me drejtues të policisë ai tha se në monitorim do të përdoren edhe drone, në bashkëpunim dhe me Forcat e Armatosura.

Letra e Ardi Veliut

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ani: 09/06/2020 22:36

    si ka mundesi qe rama ka lene kete tipin drejtor te policiae te shtetit. ky dhe per fytyre pasqyron se cfare eshte. ka fytyre tipike debili te vetkenaqur. ram kta kan per te te cu per lesh. mbaje mend ket llaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?