'Jo më 14, mosha për marrëdhënie seksuale të jetë 16 vjeç!' Komisioni për shëndetësinë: Parandalimi dhunës, mungesë financimesh

15 Qershor 2022, 19:45| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 23:13

  • Share

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka kërkuar ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e moshës 16 vjeç për lejimin e marrëdhënieve seksuale nga 14 vjeç që është aktualisht. Në seancën dëgjimore në Komisionin parlamentar të Çështjeve Sociale u theksua se për parandalimin e dhunës ndaj grave, ka mungesë financimesh nga bashkitë.

Vetëm 5 nga 61 bashki të Shqipërisë arrijnë të ofrojnë shërbim të plotë të rasteve të dhunës deri në integrimin e tyre final në shoqëri, pjesa tjetër e përdor këtë institucion vetëm për kryerjen e konsultave me punonjës social dhe rehabilitimi më pas bëhet në rrugë të tjera.

Buxhete te vogla për problematika te mëdha, Bashkite fonde te papërfillshme. Duhen rishikuar pagat ne nivelin lokal, ka probleme ne burimet njerëzore.

82% e krimeve seksuale në Shqipëri ndodhin ndaj fëmijëve nen moshën 16 vjeç. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në seancën dëgjimore të Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë kërkoi të bëhen ndryshime ligjore për përcaktimin e moshës kur duhet të konsiderohet e lejuar marrëdhënie seksuale me të miturit, duke e rritur në 16 vjeç nga mosha 14 vjeç që është aktualisht.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?