Jo hartës së re gjyqësore, avokatët vazhdojnë protestën në Krujë: Cenon interesin e qytetarëve

23 Qershor 2022, 17:12| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 17:33

  • Share

KRUJË- Avokatë të Kurbinit, Lezhës dhe të Krujës u bënë bashkë në bojkotin e seancave gjyqësore duke protestuar kundër hartës se re gjyqësore.

Gjykata e Krujës nuk do të ekzistojë më, në se merret miratimi për hartën dhe qytetarët apo grupet e interesit do t’u shërbehet në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë

“Ky projekt cenon rëndë interesin e qytetarëve. Edhe nesër një investitor i huaj do të vij të investoj në qytetin e Krujës, gjëja e parë që do pyes është ku është gjykata. Taksat për qytetarin do të jenë më të larta”, tha Rama.

Në mbështetje të avokatëve në protestë ishte edhe deputetja e Krujës Andia Ulliri.

“Dhe çdo gjë me mbylljen e këtyre gjykatave do të kaloj në kolaps, sepse një qytet i tillë ka nevojë për njerëzit e tij, ka nevojë që ketë çështje gjyqësore të trajtohen siç duhet, nuk duhet të kalojnë afatet e tyre”, u shpreh Ulliri.

Në gjykatën e Krujës avokatët  ndërsa protestojnë, marrin pjesë vetëm në masat e sigurisë. Harta e Re Gjyqësore e KLGJ ka shkaktuar reagime të ashpra kryesisht nga dhomat e avokatisë, por edhe në radhët e kritikëve

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?