Krijohet Barbie e parë me sindromën Down

Jo bullizimit! Krijohet Barbie e parë me sindromën Down

26 Prill 2023, 16:30| Përditesimi: 26 Prill 2023, 16:41

  • Share

Për herë të parë ‘Mattel’, një kompani amerikane e prodhimit të kukullave ka prezantuar Barbien që përfaqëson një person me sindromën Down.‘Mattel’ ka pohuar se ky model i ri synon t'u ofrojë fëmijëve paraqitje të ndryshme të bukurisë dhe të luftojë bullizimin rreth paaftësisë fizike.

Kukulla shfaqet me një fytyrë të rrumbullakët, një hundë të sheshtë dhe me sytë pak të pjerrët, karakteristika këto që lidhen me sindromën Down.

Gjithashtu modeli i fustanit të Barbie, në ngjyrë të të verdhë dhe blu, lidhet me ndërgjegjësimin. Ky krijim është projektuar në bashkëpunim me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?