Jim Belushi nuk gjen dot hotelin në Gjirokastër, kërkon ndihmë nga kryeministri Edi Rama (VIDEO)

25 Tetor 2022, 12:13| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 12:17

  • Share

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri. Së fundmi ka bërë një vizitë në Gjirokastër, por nuk gjente dot hotelin.

Në pamjet e publikuara në Instagram ku tregon se po shijon pamjet e qytetit të Gjirokastrës, kishte një thirrje për kryeministrin Edi Rama.

“Edi, nuk gjej dot hotelin”, ishte komenti me humor i Belushit.

Në rrjete sociale, disa ditë më parë njoftoi se kishte mbërritur në kryeqytet së bashku me mikun e tij Chris, i cili e do Shqipërinë.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?