Jim Belushi në Tiranë, Veliaj takon aktorin e njohur shqiptar: I lumtur që do të promovojë kryeqytetin në median amerikane

20 Tetor 2022, 12:02| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 15:26

  • Share

Aktori i mirënjohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane. Lajmin e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

“Kjo është një shenjë se duhet të kthehesh sërish të na vizitosh”,  tha Veliaj.

Gjatë takimit me kreun e Bashkisë, Jim Belushi ka rrëfyer se e ka gjetur Tiranën një qytet të transformuar në mënyrë të paimagjinueshme. Veliaj u shpreh krenar se një aktor i madh si ai do të jetë promovuesi i radhës i imazhit të Tiranës në Amerikë.

Dje pasdite, Belushi përshëndeti edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Më pas, Veliaj ndau me ta edhe se çfarë i kishte rrëfyer aktori.

“Më pëlqeu shumë që Jim Belushi më tregoi se ka parë një qytet që ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme. Më vjen mirë që po xhirohet për një nga mediat kryesore amerikane një dokumentar për imazhin dhe historinë e Tiranës. Është një privilegj i madh që Belushi është në Tiranë dhe që dëshmon në vetë të parë një Tiranë të transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 20/10/2022 14:43

    Xhim belushi do jete kryetare bashkesi korce por ai do mari partia ben blushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?