Vila e Ronaldos në Angli

Jetonte ‘ylli’ portugez, vila luksoze e Ronaldos në Angli del në shitje! Kushton ‘një mal me para’

19 Shkurt 2023, 22:12| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 22:17

  • Share

Me largimin nga Anglia në dhjetor Cristiano Ronaldo po mendon të shesë edhe pronat siç është rasti i vilës së tij luksoze në Çishajër ku portugezi jetonte sëbashku me familjen gjatë periudhës së dytë te Manchester United.

Vila e fituesit 5 herë ‘Topit të Artë’ gjendet në një zonë të pasur, ndërsa dhe për rrjedhojë ambientet janë të mrekullueshme.

Sipas kompanisë që e ka nxjerrë në shitje vila disponon 7 dhoma gjumi dhe 6 banja. Ajo ka ndër të tjera edhe një fushë tenisi, një pishinë, apo por edhe një sallë kinemaje. Vila, e vendosur në një hapësirë prej 23 hektarësh, ka gjithçka sa i përket komoditetit të jetës.

Në të nuk mund të mungojnë 3 dhoma për miqtë, pishina dhe suita e argëtimit ku gjenden edhe palestra e sauna. Garazhi ka vend për katër makina, por pjesa para tij mund të akomodojë shumë më shumë. Gjithçka për 5,5 milionë paund.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?