Foto ilustruese

E kërcënonte se do t'i vriste prindërit/ 57 vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht për 2 vite me 10 vjeçaren në Berat, policia i vë prangat pas denoncimit të familjes

9 Dhjetor 2020, 15:01| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 10:17

  • Share

Një 57 vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Vajza me të cilën ka abuzuar ka qenë 10 vjeçe.

10 vjeçarja ka denoncuar në polici bashkë me familjarët, se 57 vjeçari kishte dy vjet që abuzonte seksualisht me të.

Familja e vajzës jetonte me qera në banesën e 57 vjeçarit, dhe kishin nje oborr të përbashkët.

Sipas dëshmisë të së miturës, ai e ka kërcënuar vajzën se do i vriste prindërit nëse tregonte.

"Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , 57 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 10 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale Marrëdhënie seksuale me të mitur", thotë policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 10/12/2020 08:14

    O palaco njeri ,ti duhet karbonizuar o fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?