Jetonin në kushte të vështira, Balla i dhuron në prag të vitit të ri çelsat e shtëpisë së re familjes me 10 fëmijë në Levan

31 Dhjetor 2023, 13:31| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 14:26

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në prag të festës së ndërrimit të viteve i ka dhuruar çelsat e shtëpisë së re familjes Musai në Levan të Fierit. 

Disa muaj më parë, kur e zonja e shtëpisë e quajtur Katerina, 31 vjeçe, solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, Balla i dha fjalën se familja e saj do të kishte një shtëpi te re me kushte normale për festat e fundvitit. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla shkruan se 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri në shtëpi te re, ndërsa i uron gjithë shqiptarëve gëzuar vitin e ri 2024. 

"Levan, Fier

Kur Katerina 31 vjeçare solli në jetë fëmijën e saj të 10-të, i dhamë fjalën se do të kishte një shtëpi me kushte normale për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! 10 fëmijët e familjes Musai do ta kalojnë natën e vitit të ri të gëzuar. GËZUAR 2024",- shkruan Balla,

 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tasho: 01/01/2024 17:17

    Urime z minister bravo per vemendje qe po ju kushton njerëzve ne nevojë mendoj dhe shpresoj qe kjo mos jetë nje show i radhës por nje ndihmen nga ndjenja njerëzore

    Përgjigju
  • Enver: 01/01/2024 08:43

    Prsh. Urime per kete dhurate te mrekullueshme ministrit Balla por: Duhet qe dhurime te tilla te behen cdo dite nga Qeveria, sepse ka shume e shume te tjere tjere qe jane te pa strehe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?