Mjeku Angjelin Shtjefni

Kronikë

Jeton në SHBA, historia frymëzuese e mjekut nga Lezha që rikthehet në vendlindje dhe viziton të gjithë bashkëfshatarët e tij! U jep dhe ilaçet falas

27 Gusht 2021, 12:50| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 13:22

  • Share

LEZHË- Prej vitesh jeton në Amerikën e largët dhe shumë të dëshiruar, për shumë prej nesh, por Shqipërinë nuk e ka harruar kurrë dhe malli për atdheun e bën të kthehet jo pak herë aty ku u rrit, por gjithnjë me një mision specifik.

Nuk është një histori filmash apo librash të personazheve që të frymëzojnë, por është një realitet që e gjejmë në Lezhë, të doktor Angjelin Shtjefnit.

Ai është nga Lezha dhe sa herë që kthehet në atdhe viziton të gjithëbashkëfshatarët e tij, madje edhe shpërndan ilaçe totalisht falas. Historia e tij e sjell nga vëllezërit Altin dhe Anton Prenga, të “Mrizi i Zanave”.

|Edhe këtë vit bashkefshatari jonë doktor @shtjefniangjelin që jeton dhe punon mjek në SHBA, takoi pothuajse gjithë bashkëfshatarët. I vizitoj, bëri konsulta dhe solli medikamente specifike totalisht falas. E falenderojmë me zemër që nuk harron njerëzit me të cilët është rritur”, shkruajnë ata.

Doktor Angjelini është larguar nga Shqipëria në vitin 1996. Për një periudhë shtatë vjeçare, nga viti 1987 deri në vitin 1994 ka punuar në zonat më të thella të Pukës, siç i cilëson ai. Ai u emërua nga regjimi komunist për të punuar në fshatrat Tuç, Lak Rroshi e Qafe Bari, menjëherë pasi u diplomua si Mjek i Përgjithshëm në vitin 1987. Një rastësi e bukur, unë kam lindur dhe kam kaluar vitet e para të jetës në një nga këto fshatëra të thella…Mjeku që lindi dhe u rrit 30 metra larg shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, tashmë është integruar në sistemin mjekësor të Amerikës, ku punon në një spital në Jacksonville, Florida.

Në një kohë kur dëgjojmë për luftra, vrasje, aksidente, histori të tilla duken të nevojshme për t’u thënë me zë shumë të lartë, për të kuptuar se bota nuk është vetëm e të këqijve.

Postimi i 'Mrizit të Zanave' 

Doktor Angjelin Shtjefni gjatë vizitave 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meni: 27/08/2021 13:43

    Njerëz të mrekullushëm. Normalisht,ka marr genine tokës ku është rritur. Fishta e vogël që ka nxjerr dhe vazhdon të nxjerr njerëz të mëdhej. Ju lumtë djemve të Mrizit të zanave që promovojnë këto njerëz të shkëlqyer dhe atdhetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?