Fredie Blom

Jetoi 116 vjeç, vdes burri më i vjetër në botë

23 Gusht 2020, 11:53| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 11:58

  • Share

Burri më i moshuar në botë, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në provcincën e Cape në Afrikën e Jugut.

Fredie Blom kishte lindur në vitin 1904 dhe në kohën kur ka qënë adoleshent, ai ngeli i vetëm pasi të gjithë pjestarët e familjes së tij ndërruan jetë nga gripi spanjoll. Ndërkohë ai arriti ti mbijetonte pandemise dhe 2 luftrave botërore.

 Gjithë jetën e tij e kishte kaluar si puntor i thjeshtë në një fermë dhe më pas në një industri ndërtimi. Gjatë një interviste qw mediat e huaja kishin zhvilluar me të në vitin 2018, ai shprehej se nuk kishte asnjë sekret për jetëgjatësinë e tij. “Ka vetëm një gjë – është Ai sipër njeriut, Zoti. Ai ka të gjitha fuqitë. Unë nuk kam asgjë. Unë mund të iki në çdo kohë, por ai më mban"-thoshte Fredie Blom

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?