Jetesa në fshat, të ftuarit në Esencë tregojnë se pse kanë zgjedhur të kthehen sërish

14 Qershor 2023, 07:58| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 08:07

  • Share

Ata kanë zgjedhur fshatin edhe pse në jetë kanë patur mundësi të arsimohen e jetojnë jashtë Shqipërie.

Të ftuar në “Esencë” fermerja Gerta Loku Tushaj, Altin Prenga dhe gazetarja e turizmit Flora Xhemani Baba treguan eksperiencat e tyre me jetën e fshatit.

Ish studentja e “La Sapienza” Gerta Loku rrëfeu se si bashkë me familjen e saj u kthyen në Mirditë, në fshat, pikërisht për të ndërtuar aty të ardhmen e të rrisnin fëmijët.

“E them me krenari që jam nga fshati - u shpreh ajo - është e vështirë të rrisësh fëmijët në fshat, njerëzit e kanë kompleks fshatin por unë jam e lumtur kur më quajnë  “vajza e dhive”

Altin Prenga pohon se ka shumë njerëz që e kanë “alergji” fshatin, por ky është vendimi që do ta merrte sërish në çdo kohë.

Gazetarja Baba rrëfen se fshati në Shqipëri ka shumë mangësi, është kthyer në trend shtëpitë e dyta në fshat por edhe kjo nga një numër I vogël njerëzish që kanë mundësi ekonomike dhe që fshatin e zgjedhin si mundësi për të kaluar fundjavën por jetën e bëjnë në qytet.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?