'Jeta vazhdon!' Sylvinho e la jashtë listës së kombëtares, reagon Mirlind Daku

16 Mars, 07:55| Përditesimi: 16 Mars, 07:56

  • Share

Pasi publikoi emrat për dy miqësoret e marsit kundër Kilit dhe Suedisë, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho duket se la jashtë Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun.

E sulmuesi nga Gjilani publikoi një video të stërvitjes me Rubin Kazan në Rusi, Daku shkruan “Jeta vazhdon”.

Më tej 26 vjeçari, autor i 1 goli në 5 ndeshje me kombëtaren reagoi sërish, pas komenteve të mbështetësve, duke saktësuar se postimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me mungesën e ftesës nga ana e trajnerit brazilian të Shqipërisë.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”– shkruan sulmuesi.

Dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë që do luhen në 22 mars (20:45) dhe 25 mars (19:00).

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?