Ledina Çelo

‘Jeta është më e bukur pas të dyzetave’, Ledina Çelo shfaqet sensuale në pozat e fundit

21 Prill 2022, 14:47| Përditesimi: 21 Prill 2022, 14:58

  • Share

Artistja Ledina Çelo ka kohë që nuk sjell projekte të reja muzikore, por është personazh i dashur për publikun.

Ditën e sotme, Ledina publikoi një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan lejla, me një të çarë shumë të gjatë.

“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka shkuar këngëtarja ndërsa nuk kanë munguar komentet pozitive.

Prej vitesh, Çelo është zhvendosur së bashku me familjen në Gjermani. Këngëtarja ka lindur më 9 shkurt të vitit 1977 dhe momentalisht është 45-vjeçare.

E njëjta mbahet mend për një sërë hitesh që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar si: “Nesër shkoj”, “Të ndjej të huaj”, “Fal” e të tjera.

Postimi i Ledina Çelos në Instagram
 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?