Miranda S.

​​​​​'Jeta e saj mund të jetë në rrezik', autoritet ngrenë alarmin, zhduket një 14-vjeçare në Greqi

26 Nëntor 2022, 21:08| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 21:15

  • Share

GREQI- Një vajzë e mitur ,14-vjeçe, e identifikuar si Miranda.S është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 18 nëntor.

Autoritet kanë ngritur alarmin për humbjen e të miturës nga zona e Zephyrios, Atikës.

“Buzëqeshja e fëmijës", institucioni që ka publikuar njoftimin e humbjes së 14-vjeçares thotë se ka arsye të mjaftueshme për të menduar se jeta e të miturës është në rrezik.

Mediat greke kanë publikuar karakteristikat e vajzës në mënyrë që çdo kush nëse e ka parë apo ka informacion të kontaktojë më autoritet.

Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ajo ka një vathë në hundë. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri, një fund me vija deri tek gjuri dhe një bluzë me vija.

“Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ajo ka një vathë në hundë. Ditën që u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri, një fund me vija deri tek gjuri dhe një bluzë me vija. Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me telefon “Buzëqeshja e Fëmijës”, 24 orë në ditë, në “Linjën Evropiane për Fëmijët e Humbur 116000”, si dhe në të gjitha Drejtoritë e Policisë greke dhe gjithashtu përmes aplikacionit MissingAlertapp”, njoftojnë autoritetet.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?