'Jerusalema', kërcimi i policisë izraelite për të rregulluar gjendjen shpirtërore të qytetarëve bëhet virale edhe në vendet të tjera (VIDEO)

5 Shkurt 2021, 15:45| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 16:00

  • Share

Forcat e policisë izraelite postuan një video të oficerëve që vallëzojnë në Jeruzalem nën tingujt e muzikantit nga Afrika e Jugut Master KG. Me këtë video ata synonin përmirësimin e gjendjes shpirtërore të qytetarëve të cilët janë prekur nga kufizimet e COVID-19. Zyra Federale e Policisë në Zvicër e pranoi sfidën duke postuar një  video të oficerëve të policisë që vallëzonin në vende të ndryshme. 

Ata u bënë thirrje forcave të policisë në të gjithë Evropën të behën pjesë e nismës.

Pas policisë së Zvicrës, reagoi edhe garda Irlandeze e cila pranoi sfidën po ashtu. Forca policore irlandeze shihen në video që vallëzojnë brenda, jashtë dhe mbi kalë në të gjithë vendin.

Në mesazhin e tyre garda irlandeze shkruajti ” Faleminderit për shikimin, shpresojmë që të sjellë një buzëqeshje për të gjithë ju në këto kohë të veshtira

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emiona: 05/02/2021 17:03

    Lat namin topa topa .Po eshte policia e Irlandes jo e izraelit.shikoni flamurin dhe klimën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?