‘Jepni nga pasuria juaj për njerëzit në nevojë’, aktivistja acaron Berishën, i ndërpresin fjalën

29 Qershor 2022, 11:28| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 11:32

  • Share

Një aktiviste e shoqërisë civile ka bërë përgjegjës Sali Berishën për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria dhe ka kërkuar nga ai që të kontribuojë nga pasuria e tij për t’i ardhur në ndihmë të varfërve, pasi është në gjendje të mirë financiare.

Por, gjatë fjalës së saj, ajo është ndërprerë nga moderatori Altin Goxhaj, pasi po kritikonte Berishën.

“Ju jeni bashkëpërgjegjës me pozitën, për situatën që ndodhet Shqipëria, duke filluar që nga pozita financiare personale e juaja, familjes tuaj , e kolegëve tuaj, të paktën të ngriheshin struktura të menjëhershme për të strehuar njerëzit që hanë ushqim nga koshat e plehrave, për të strehuar ata njerëz që janë me të meta fizike. Unë nuk jam për të sulmuar askënd , por duhet të bëheni më solidarë për të dhënë nga pasuria juaj për të ngritur këto struktura”, është shprehur aktivistja.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aktivisti i shoqerise civile: 29/06/2022 18:29

    BRAVO AKTIVISTES,,,,PO ME CILEN FLET MOJ E BEKUAR,, SALI BERISHA ESHTE HAJDUTI I SHQIPERISE,,,DHE SUPER-KRIMINEL,,,,TE PAKTEN E KUPTOVE SE NE C'FARE GJIRIZI MBAJTE FJALEN.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?