Xhavit Curri

Jep dorëheqjen pas 7 vitesh numri dy i Tatimeve

10 Shkurt 2020, 19:12| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 19:14

  • Share

TIRANE-Pas rreth 7 vitesh në detyrë jep dorëheqjen nëndrejtori i Tatimeve Xhavit Curri. Nëndrejtori e ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen për arsye personale.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohojnë se Curri ende nuk është zëvendësuar. Curri është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, në vitin 2013 dhe zëvendësoi Mimoza Kalian qe mbante këtë pozicion në 2013.

Xhavit Curri është njohës prej vitesh i politikave fiskale, ku ka pasur rol edhe në ndryshimet ligjore që kanë pësuar ligjet tatimore, sikur është ligji për procedurat tatimore. Si dhe ka asistuar në hartimin e projektligjit të Fiskalizimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?