PS kishte gati shkarkimin, jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut në Shkodër nga radhët e PSD-së së Tom Doshit! Ja emri i ri i socialistëve

30 Janar, 09:11| Përditesimi: 30 Janar, 13:47

  • Share

Ndërsa grupi i Partisë Socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së këshillit të qarkut Shkodër, ku ishte siguruar shumica e firmave, Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, institucion që e mori në korrikun e 2023, për ta drejtuar më pak se 1 vit.

Duhani pritet tashmë të emërohet në një tjetër institucion në Tiranë, ndërsa është edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, drejtuese kabineti e PSD të Shqipërisë dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 2021. Tashmë socialistët kanë gati procedurat dhe emrin që do ta pasojë Duhanin në këtë detyrë.

Ai është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër dhe një ndër figurat politike që ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në Shkodër, në sektorin publik e privat. I diplomuar për drejtësi, Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 30/01/2024 17:00

    Nese fillon perplasja e Rames me Tom Doshin nuk do fitoj e majta kurr me ne Shkoder

    Përgjigju
  • fred: 30/01/2024 14:34

    kjo ka kuntribut te madh duhet te ngrehet ne detyr se punon me goj shum

    Përgjigju
  • Or tej: 30/01/2024 13:26

    Cudi se hoqen nje katolik e vune prap nje tjeter or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?