Jep dorëheqjen gjyqtari Artan Gjermeni, KLGJ miraton largimin nga detyra! Në 2019 la të lirë Ervis Martinajn për ngjarjen në ish-bllok me 1 të vrarë

19 Shtator 2022, 21:14| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 22:48

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor më 19 shtator deklaroi mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni. Vendimi i KLGj-së erdhi pas dy kërkesave për dorëheqje nga detyra të dorëzuara gjatë muajve të fundit nga vetë Gjermeni. Ai tha se po hiqte dorë nga funksioni i gjyqtarit, pasi kishte vendosur të ndiqte një stad të ri në karrierën e tij, duke punuar si pedagog pranë një universiteti privat.

Përpara se të dorëhiqej, Artan Gjermeni, i cili së fundmi liroi nga qelia grupin e skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të 694 mijë shqiptarëve, kishte më shumë se dy vite që ishte nën verifikim nga Komisioni i Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. 

Më 22 maj 2007, ish ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i propozoi KLD+së shkarkimin e Artan Gjermenit. Gjyqtari shpëtoi për një votë, pasi kërkesa e Rusmalit u rrëzua me 6 vota kundra dhe 5 pro. Gjermeni akuzohej për parregullsi në gjykimin e anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Në janar të vitit 2016, Gjermeni u paraqit i plagosur në QSUT, ndërsa në makinën e tiju gjetën rreth 20 mijë euro. Gjyqtari tha që ishte prerë me një llamarinë në garazhin e tij, ndërsa për paratë se ishin kursime.

Edhe pse të dyja alibitë ishin të dobëta, Gjermeni ia hodhi pa u ndëshkuar. Ai ka vendosur për dosje të bujshme. Gjermeni ishte pjesë e trupës gjykuese, e cila shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Konstandin Xhuvani, i cili vrau 4 persona. Gjermeni ka qenë pjesë e trupës gjykues për çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili i shpëtoi ndëshkimit ligjor, madje mori mbi 500 mijë USD dëmshpërblim. Në maj të 2019, Gjermeni la të lirë Ervis Martinajn, një nga personat e përfshirë në përplasjen e ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha. Në vitin 2018, Gjermani ka marrë pjesë në procesin kur u shpallën të pafajshëm Alma Radovicka, Gazmend dhe Gëzim Radovicka, të akuzuar nga prokuroria për vjedhjen e 2 mijë m2 tokë të disa shtetasve austriakë.

Në 2017, Gjermeni ka qenë pjesë trupës gjykuese që liroi nga qelia Muhamet Licin, i arrestuar si kreu i një grupi kriminal që gjobiste tregtarët e Shkodrës. Në vitin 2016, Artan Gjermeni shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë Ismail Muça i akuzuar se në bashkëpunim me 7 persona të tjerë nëpërmjet skemës së mashtrimeve të tatimit mbi vlerën e shtuar kanë përfituar 6 milionë euro nga buxheti i shtetit.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezar: 20/09/2022 11:33

    Eshte e temereshme,nje njeri i thjeshte te bej nje gabim nga pakujdesia penalizohet ndersa keta super kriminele qe kane bashkpunuar me kriminelet vetem largohen nga puna dhe behen avokat, kjo quhet drejtesi...???

    Përgjigju
  • Lori: 20/09/2022 10:53

    Ska mo sekretare me gjujt ky monstra se gruja tu fjet rehat

    Përgjigju
  • Lomi: 20/09/2022 10:39

    Pasuria do ti sekuestrohet gje ketij apo fle gjume spaku

    Përgjigju
  • cunat e londres: 20/09/2022 09:53

    pse iku se na preu krahet. te pakten mbaroje pune me kete me noi lek

    Përgjigju
  • Ben: 20/09/2022 08:29

    Iku dhe nje monster.Ky per euro te mbyste.Vetem te pagoje,100 vete te vrisje,ky te nxirrte te pafajshem.Per çeshtje korrupsioni,vjedhje etj nuk u discutonte absolutisht,dilje direkt.

    Përgjigju
  • Ersa: 20/09/2022 07:11

    Një këllirë më pak.

    Përgjigju
  • Skam fjale: 20/09/2022 02:36

    Dmth doli nga loja pa lagur ky,ca behet me nje te dorehequr dhe cdogje pas krave

    Përgjigju
  • Heret u kujtu: 19/09/2022 21:59

    Se mos vetem martinajn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?