Jep dorëheqjen edhe prokurorja e Shkodrës, KLP lëshon alarmin: Ka rrethe me vetëm një prokuror

3 Janar 2020, 10:53| Përditesimi: 3 Janar 2020, 11:03

  • Share

Prokurorja e Shkodrës Marjana Shtjefni ka vendosur të vetëlargohet nga sistemi i drejtësisë, duke paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili e ka shqyrtuar kërkesën në mbledhjen e fundit. Këshilli ka vendosur me shumicë votash mbarimin e statusit të magjistrales për prokuroren Shtjefni, pas kërkesës së saj që mban datën 19 dhjetor. Ndryshe nga disa magjistratë të tjerë, prokurorja Shtjefni nuk figuron në asnjë prej listave me prokurorë dhe gjyqtarë të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi për t’ju nënshtruar Vetingut. Shtjefni ka ushtruar funksionin e prokurores nga viti 2002 deri në vitin 2017, kur ka marrë një leje prindërore dyvjeçare. Zonja është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitin 2017, për të kuruar vajzën e saj. Ndërkaq, sa i takon pasurisë, nga dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com, prokurorja ka hyrë në sistemin e drejtësisë pa asnjë pasuri të paluajtshme. Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003 deri në vitin 2009, zonja Shtjefni deklaron vetëm pagën. Në vitin 2010 dhe vitin 2014 deklaron blerjen e dy apartamenteve me vlerë totale prej 86 mijë eurosh, me të ardhurat e ardhurat e bashkëshortit nga puna në SHBA, i cili më parë ka punuar në ish-Komunën Bushat.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së miratimit të përfundimit të statusit të magjistrales të Marjana Shtjefnit, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e prokurorëve në disa rrethe. Mungesë prokurorësh ka në Mat, Krujë, Gjirokastër dhe sidomos në Durrës, ku hapen çdo ditë mbi 30 çështje penale për përgjegjësinë njerëzore në pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Anëtarët e KLP kanë kërkuar që në Durrës duhet të shtohet urgjentisht numri i prokurorëve për shkak të intensitetit të dosjeve. Por, situata më alarmante është në Mat, i cili ka mbetur vetëm me një prokuror. Ngarkesa e prokurorit të vetëm, sipas anëtarëve të KLP, do të shtohet me miratimin e amnistisë si dhe me kërkesat e të burgosurve për të përfituar ulje dënimi apo dalje nga burgu i Burrelit. Ndërkaq, Mati do të mbetej pa asnjë prokuror nëse një person do të kërkonte përjashtimin e prokurorit nga çështja për rastet e parashikuara në ligj.

Një situatë e tillë është diktuar kryesisht nga veprimi i ligjit të Vetingut, ku më shumë se gjysma e prokurorëve të verifikuar janë shkarkuar nga detyra për mosjustifikim të pasurisë me të ardhura të ligjshme, kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krim të organizuar si dhe për mbyllje dosjesh në mënyrë arbitrare. Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hasur në vështirësi për delegimin e përkohshëm të prokurorëve nga Tirana në rrethe, për shkak të mungesës së vullnetit të tyre, për t’u transferuar, ndonëse përfitojnë shtesë deri në 40 % të pagës bazës. Me ligjet e reja, delegimi apo transferimi bëhet vetëm me pëlqimin e prokurorit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zamir: 05/11/2021 23:57

    Me vjen shum mir qe e kan shkarku sepse me ka dënuar me 11 vjet burgim ça qen autor krimi dosja ime esht e pa zbardhur Sepse jam i pa fajshëm edhe pse burgun e kam bere. Zoti ju ktheft ne familje burgun qe ma keni dhen mua. Un ndodhem ne gjermani Dhe qe nga momenti qe jam liru jetoj e europe ketej ka drejtesi ne shqiperi as nuk as nuk do ket kurr Nuk ka gje me te rend ne jet se te dënohesh per nje gje qe se ke ber. Edhe ti varesh ne litar keta pak e kane

    Përgjigju
  • Beni: 03/01/2020 14:59

    Klp te pyesi Tartarin se ai vetem e zgjidh kete situate. Si sju vjen zor per njerezit qe zgjidhni ne drejtesine gjasme te re!!!! Ky eshte dhe pa shkolle te mesme.

    Përgjigju
  • X...: 03/01/2020 14:52

    Shume mire qe ka dhene doreheqjen te zevendesohen me te rij se nuk jane te pa zevendesueshem mjaft i ka dale boja

    Përgjigju
  • Astrit Capa: 03/01/2020 13:18

    Marjana Shtjefni sebashku me Ermir Lelcaj duhet te quhen KRENARI per DREJTESINE

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 03/01/2020 15:04

      Prokurore qe nuk kane derguar perpara drejtesise, dmth kane lene te lire neper Shkoder, me dhjetra kriminele qe prishin jeten e nje qyteti te tere!!

  • tani: 03/01/2020 12:07

    Perse duhet te qendrojne ne hotel?Perse shteti duhet te paguaj qendrimin ne hotel?Perse shteti duhet te ndertoj shtepi te reja per to,apo te riparoj shtepit e demtuara te tyre kur ato jane thjeshte shtepi private.Ato nuk siguruan pasurin e tyre ne kompanit e sigurimit e shteti te paguaj deri me nje budallallekun e tyre.Shteti nuk eshte dhurues masiv pasuris pa tundeshme.Ne cilin vend te botes shteti apo qeveria nderton apo riparon shtepi te shkatrruara te pronarve privat? "ZEMERGJERESIA" eshte papjekuri e mashtrim sepse po ti prekesh nga xhepi ato qe votuan pro,menjehere do votonin jo.Ky eshte maskaralleku shqiptar.Shteti nuk duhet ne asnje mendyre te paguaj per ndertim apo riparim shtepiash private te demtuara nga termeti.Vetem ti paisin me cadra familjet,shtepit e te cileve jan demtuar nga termeti.Kjo eshte detyra e shtetit.Kapitalizmi nuk eshte FILANTROP.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?