Kadastra e Durrësit

Jep dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës në Durrës

22 Dhjetor 2022, 15:38| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 16:13

  • Share

Një vit pasi mori detyrën e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi, ndërsa lajmi konfirmohet nga burime pranë Agjencisë së Kadastrës.

Risena Xhaja e mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Xhajën në këtë pozicion.

Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.

Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?