Jennifer Lopez e ëmbël në
takim me Michelle Obama

11 Korrik 2014, 08:55| Përditesimi:

  • Share
Jennifer Lopez është cilësuar si një ikonë e modës dhe këtë e ka shfaqur ditën e djeshme tek sa shkonte që të takonte Zonjën e parë Michelle Obama.

Këngëtarja ishte dorë për dore me vajzën e saj 6 vjeçare Emme.

Nënë e bijë kishin veshur fustane në ngjyrë rozë të ëmbël dhe çanta në përshtatje të veshjes së tyre.

jennifer lopez

Jennifer ishte  shoqëruar edhe nga motra e saj Linda dhe së bashku do të takonin bashkëshorten e Barak Obamës në League of United Latin American Citizens' në konventën për mbështetjen e latinëve.

Ato dukeshin të freskëta edhe pse një ditë më parë ishin kthyer nga Parisi ku folën në shfaqjen e javës së modës për kulturën Europiane të veshjes.

Jennifer ka postuar në rrjetin e saj social “Instagram” një foto “selfie” me Michelle Obama.

Michelle kishte veshur një fustan të koleksionit veror 2014 me lule në ngjyrë blu.

Jenniffer falenderoi Michelle për mbështetjen e saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?