Jennifer dhe Alex

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez sfidojnë të gjithë ndjekësit me videon virale (VIDEO)

11 Mars 2020, 18:52| Përditesimi: 11 Mars 2020, 18:58

  • Share

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë një nga çiftet më të dashur të famshëm të Hollivudit dhe së fundmi ata ndërmorën sfidën virale “Flip the Switch” në TikTok.

Videoja tregon dy të famshëm që ndërrojnë rrobat.

Në fillim Alex i regjistron të dy me telefon duke qëndruar para një pasqyre, pasi Jennifer kërcen, ndërsa ka veshur një fustan të bardhë me një shpinë të hapur.

Pastaj Jennifer vishet me kostumin e Alex dhe ai kërcen me fustanin e ngushtë të saj.

Jennifer postoi videon në TikTok, duke sfiduar të gjithë fansat.

Ata u fejuan në Mars të vitit 2019 në Bahamas dhe po përgatiten për dasmën e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?