Jennifer Lopez

Jennifer Lopez anulon 7 koncerte pa dhënë asnjë shpjegim

16 Mars, 09:23| Përditesimi: 16 Mars, 09:25

  • Share

Jennifer Lopez ka anuluar 7 koncerte për turin e saj pa dhënë asnjë shpjegim. Fansat e JLo vunë re se faqja Ticketmaster kishte shtuar shënimin e anulimit të koncerteve në Nashville, Raleigh, NC, Atlanta, Tampa, Fla dhe New Orleans.

Ajo që i bëri edhe më kurioz fansat ishte se shfaqjet në Cleveland dhe Houston të lajmëruara më herët ishin fshirë fare nga webiste i kompanisë.

Turneu i JLo ishte parashikuar të zhvillohej në datat 20-31 gusht dhe do të ishte turneu i saj i parë që prej vitit 2019 me ‘It’s My Party’, ku artistja fitoi mbi 50 milionë dollarë nga bileta  shitura. Ky anulim lë hije dyshim se pse u kalua në heshtje pa dhënë shpjegime.

Më herët në një dokumentar Lopez rrëfeu frikën nga vetmia dhe e përlotur shtoi se ka përjetuar edhe abuzime psikologjike.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?