Foto ilustruese

Jeni pa qejf dhe kolla s’po ju lë rehat? Ja shurupi kryesor tërësisht natyral me 4 përbërës që ju shpëton 

5 Tetor 2022, 22:40| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 22:52

  • Share

Gjithmonë e kemi parë veten disi keq në momentin që keni një kollë bezdisëse, sidomos gjatë sezonit të vjeshtës.  Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit. Por si do mund t’i largoheshim kollës në mënyrë natyrale?  Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme. 
Përbërësit:
1  lugë çaji me shafran pluhur, të cilin e gjeni në markete
3   limonë
3- 4 cm xhenxhefil në copa
2- 3 lugë çaji mjaltë
Përgatitja
Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser. nShtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser. Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer. Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë.
Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Djdj: 05/10/2022 23:37

    Jeni pa qejf?! Po beni muhabet me plakat e lagjes?! Jeni semure hunj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?