Jeni në kërkim të një pune dhe keni një ide biznesi, shteti ju jep 500 mijë lekë për ta vënë në zbatim! Ja procedura

5 Maj 2020, 14:59| Përditesimi: 5 Maj 2020, 17:13

  • Share

TIRANË- Çdo person që është i papunë dhe është i regjistruar si punëkërkues pranë  zyrave të punës dhe që ka një ide biznesi do të mund të përfitojë 500 mijë lekë nga shtetI në formën e subvencionit, për t'i dhënë jetë kësaj ideje.

Në fletoren zyrtare është publikuar programi 1 vjeçar që ka si synim nxitjen e vetëpunësimit, për të gjithë të papunët e regjistruar.  Nga ky program personat do të përfitojnë grantin për ngritjen e biznesit deri në masën 500 mijë lekë. Ky program i hartuar nga Ministria e Financave do të zbatohet dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Ndërkohë për të aplikuar duhet të plotësosh disa kritere:

a) Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;
b) Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm, i cili përmban:
i. përshkrimin e idesë së biznesit;
ii. relevancën (rëndësinë);
iii. burimet e nevojshme për realizimin e biznesit;
iv. vlerësimin e gjendjes së mjediseve ku do të zhvillohet biznesi.

Një punëkërkues mund të përfitojë vetëm një herë nga ky program. Agjencia kombëtare do te ndjek të gjithë hapat e këtij programi, dhe pas hapjes së thirrjes për aplikime të gjithë punëkërkuesit do të kenë 30 ditë afat për të aplikuar duke paraqitur këto dokumente:

a) Formularin e aplikimit, i cili duhet të përmbajë:
i. projektidenë e detajuar të biznesit;
ii. vetëdeklarimin mbi plotësimin e kushteve të programit dhe marrjen e përgjegjësisë në rastet e deklarimeve të rreme;
iii. deklaratë për të autorizuar strukturën  përkatëse të punësimit të kërkojë apo të gjenerojë on-line dokumentacionin e nevojshëm për verifikimet e përputhshmërisë.
b) Vërtetimin që personi nuk ka detyrime tatimore;
c) Kopjen e dokumentit identifikues.

Më pas do të jetë struktura rajonale e punësimit, në bashkëpunim me ofruesit e arsimit dhe formimit profesional, që do të hartojnë brenda 5 planin e zhvillimit të trajnimit për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit, dhe per 10 ditë fillon trajnimi, dhe pas 3 javësh i nënshtrohen provimit.

Më pas Agjencia kombëtare e punësimit dhe aftësive shpall listën e fituesve dhe fituesit Do të kenë 5 ditë afat për të regjistruar biznesin në QKB. Nga ana tjetër të gjithë ata që shkelin kontratën për përfitimin e grantit dhe zbatimin e programit ata janë te detyruar të kthejë 100% të mbështetjes financiare të përfituar deri në atë moment.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 06/05/2020 14:56

    Jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?