Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Besi konfirmon ndarjen me Xhensilën: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten, djalin e shoh rrallë

26 Mars, 07:30| Përditesimi: 26 Mars, 09:05

  • Share

Aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Në programin Ferma Vip, ku Besi është edhe një nga moderatorët, ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, së cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Në zërin e tij dallohet një vuajtje nga ky divorc, ndërsa thotë se është mërzitur.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?