Foto ilustruese

‘Jemi punonjës fondacioni, do të japim kredi’, mashtruan të moshuarin në Elbasan duke i marrë paratë, vihet në pranga 21-vjeçari, në kërkim dy të tjerë

15 Dhjetor 2021, 12:05| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 12:08

  • Share

Një 21-vjeçar, E.C, është vënë në pranga të policisë së Elbasanit, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë mashtruar një të moshuar duke i marrë një shumë parash.

Të rinjtë i janë prezantuar shtetasit R.B, 65-vjeç, si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, dhe në këtë mënyrë i kanë marrë një shumë parash. Në kërkim janë shpallur edhe shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, shtetasin E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?