Erbim Fagu, trajneri i Tiranës

'Jemi në ngërç psikologjik për vendin e katërt', Erbim Fagu: Ndeshja kundër Kukësit vendos fatet tona

12 Prill, 11:27| Përditesimi: 12 Prill, 11:28

  • Share

Tirana dhe Kukësi luajnë nesër në 15:00 për raundin e 31-të në Superligë. Dueli do zhvillohet në "Air Albania" dhe bardheblutë kërkojnë tri pikë për objektivin "Final 4".

Për mediet ndeshjen e komentoi edhe trajneri i Tiranës, Erbim Fagu. Ai tha se arritja e objektivit "Final 4" ka krijuar në ekip një ngërç psikologjik. Përballë është Kukësi që i mundi në çerekfinalen e parë të Kupës, me Tiranën që do ketë jashtë Latifin për shkak të lëndimit.

"Për vetë momentin që është kampionati, do të thoja që është ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhë me Kukësin pasi mund të vendosen shumë fate. Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, për vetë faktin që Kukësi na ka mundur në ndeshjen e Kupës, por siç e kemi thënë më përpara ne e kemi objektivin për të kapur “Final 4” dhe do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin.

Nuk besoj që do të ndikojë humbja pasi Kupa është një histori tjetër dhe kampionati një tjetër gjë janë në lojë 3 pikët dhe objektivat tonë janë më madhorë se skuadra e Kukësit. Mendoj që presioni i rezultatit, kërkimi i golit me ngulm krijon konfuzion, kjo ishte arsyeja që nuk arritëm të shënonim, presioni i rezultatit na pengon pak që të jemi më të lirshjëm.

Mungesat? Latifi nuk do të jetë i gatshëm pasi pësoi një dëmtim me Skënderbeun. Ngërçi psikologjik vjen nga mungesa e rezultateve, por duke parë formulën e kampionatit kjo kapja e vendit të katërt ka krijuar një ngërç psikologjik edhe më të madh por që mendoj që me një fitore gjithçka do të kalojë.

Firma me Tiranën? Nuk kam asnjë brengë dhe pishman. Tirana është një klub i madh dhe sigurisht do të bëja zgjedhjen”, tha Fagu për mediet.

Pas javës së 30-të, Tirana me 40 pikë mban vendin e gjashtë, ndërkohë që Kukësi me 26 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë (i fundit).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?