‘Jemi larguar që më 12 mars nga puna’, punonjësit e një qendre tregtare në Fier kërkojnë pagën e luftës: Pronari ka dy muaj e gjysmë që s’na ka paguar

4 Maj 2020, 12:47| Përditesimi: 4 Maj 2020, 12:48

  • Share

Rreth 30 punonjës të një qendre tregtare kanë protestuar sot në drejtorinë rajonale të takim taksave në Fier për pagën e luftës. Ata ndër të tjera thonë se kanë ikur që me 12 mars nga puna, ndërkohë që pronari prej dy muajsh e gjysmë nuk u ka dhënë as pagat.

“Ai ka biznese të ndryshme, ka restorante, bare, kafe. Kam ikur nga puna më 12 mars, nuk kemi marrë as te paketa e parë as te paketa e dytë. (‘Tek paketa e dytë tha baba Rama’, ndërhyn një tjetër protestuese). As rrogën nuk e kemi marrë. Tani po presim po s’dimë asgjë,”-shprehet një protestuese.

“Kemi ardhur sepse kemi ardhur pa një fije shprese për jetën. E kemi lënë punën me 12 mars dhe prej dy muajsh e gjysmë pronari s’na ka dhënë rrogën. Tani aplikuam për pagën e luftës, na thanë që përfitoni. Tani presim e presim. Marrim ekonomiste dhe na thotë ja të verifikojmë. Vijmë e pyesim këtu dhe na thonë je hequr nga skema me datë 10 prillë. Më pas më tha mund të bësh një denoncim, ose regjistrohu për përkrahje,”-shprehet një tjetër protestuese.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?