'Jemi emigrantë halli jo qejfi, s'kemi lekë të vetëkanatinohemi në hotele', 15 shqiptarë në Kakavijë kërkojnë të kthehen në Shqipëri

8 Prill 2020, 10:57| Përditesimi: 8 Prill 2020, 11:13

  • Share

Sakaq në pikën kufitare në Kakavijë ndodhen 15 shtetas shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale. Në këtë doganë kufiri është izoluar dhe janë vendosur porta hekuri për të mos lejuar kalimin e emigrantëve ndërsa puna është ndërprerë. 15 emigrantët kërkojnë që të kalojnë në territorin shqiptar. Kërkesa e tyre është që mund të vetëkarantinohen në banesat e tyre dhe jo në hotele pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

‘Kërkojmë vëtëkarantim në shtëpi, jemi të pamundur të paguajmë detyrimet që ka vënë qeveria. Shumica prej nesh kanë qenë në Greqi për punë dhe kemi punuar me dita. Jemi pa ngrenë, pa pirë, kërkojmë mbështetje’,- u shpreh njëri prej emigrantëve që ndodhet në tokën neutrale


Lajmi kryesor:

Karantinohen emigrantët e parë shqiptarë më një hotel në Kakavijë, asnjë rezident në vendet e huaja nuk do të pranohet në atdhe


G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 08/04/2020 11:20

    E po ishit kthyer qe ne daten 14 mars kur e morret vesh qe do mbyllej kufiri pas 2 ditesh, mos rrinit te mblidhnit edhe 3 jave portokalle e tani hani kallamin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?