Je t’aime, Europë

1 Shtator 2023, 14:48| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 14:50

  • Share

Edi Rama sërish e shprehu qartë vendimin e qeverisë së Shqipërisë edhe në Slloveni një javë më parë. Ai deklaroi se “ne nuk zbresim nga autobuzi i BE, edhe pse nuk rrimë ulur por në këmbë”. Kjo për faktin sepse shqiptarët në shekuj kanë aspiruar për Europën, për zhvillimin, integrimin, dhe jo bashkimin e tyre me Lindjen. Edi Rama nuk rresht në çdo takim kryeministror, brënda dhe jashtë vendit duke u shprehur “Je t’aime Europë”.

Shqipëria ka bërë përparime madhore në fushat e zbatimit të ligjit, në ekonomi, në politikën e jashtme, në respektimin e pakicave etnike,etj. Në Shqipëri, drejtësia e re, nuk po kursen askënd, as ministra dhe as zv.kryeministra, as deputetë apo drejtorë policie dhe as njerëzit e politikës destruktive. Por kjo nuk do të thotë se, SPAK-u, ka harruar ish-pushtatarët e majmur në pasuri të paligjshme.

Të bëhesh pjesë e familjes Europiane, do të thotë të qeverisësh dhe zbatosh ligjet e vendit pa paragjykime, pa emocione politike dhe klanore, dhe ti japësh vendit dinjitetin e duhur. Edi Rama, e ka treguar me vepra se, nuk bën kompromise me të korruptuarit, se nuk merr nën mbrojtjen politike askënd që ka shfrytëzuar postin, emrin e PS apo miqësitë politike, për të mbushur thasët me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Edi Rama, ka treguar publikisht se nuk bën kompromise as me interesat e Shqipërisë, edhe sikur ti rrezikohet pushteti. Dhe natyrisht ky është një qëndrim prej Lideri, dhe jo inatçiu provincial, siç konstatohet kjo tek kreu i Rithemelimit.

Edi Rama, ka vendosmërinë e politikanit konseguent, dhe reagimin e drejtuesit vizionar, që sheh larg “gardhiqeve” nacionaliste Ballkanie. Dhe kjo u shfaq tek ai, edhe në çështjen e debatueshme së fundi me Greqinë, lidhur me arrestimin në flagrancë të Belerit. Duke e konsideruar totalisht problemin e drejtësisë dhe jo politikës, Edi Rama po përpiqet të “sqarojë” qeveritarët dhe deputetët grekë se “Beleri është i barabartë me këdo qytetar shqiptar që kapet duke vjedhur apo blerë vota”.

Kryeministrin e Shqipërisë, nuk e tremb aspak “paralajmërimi grek”, apo “vetoja greke në BE”, dhe kjo për faktin sepse, ka arritur të jetë dinjitoz dhe bindës në tryeza me homologët e tij europianë. Si kurrë më parë, Shqipëria sot ka një kryeministër jo servil, jo kokëulur, jo konjuktural, dhe jo pazarexhi, kur diskutohet e ardhmja dhe integrimi i vendit në BE, apo strukturat Euro-Atlantike. Europa mbarë, “zbarkoi” këtë sezon veror në plazhet shqiptare, duke u bërë vendi i parë në Rajon dhe pse jo Europë, që arrin të joshë me bukuritë dhe kulinarinë e saj, miliona turistë nga Italia, Greqia, Polonia, Gjermania, Franca, Kina, Japonia e largët, SHBA, Rusia , Ukrahina, etjjj. Ky sezon veror, më i suksesshmi në 32 vjet në Shqipëri, “zhduku” dallimet mes shqiptarëve dhe europianëve, duke i bërë ata më optimistë për rrugëtimin e vendit të shqiponjave drejt BE.

Ndaj dhe Edi Rama, mbetet dinjitoz në fjalime, intervista, dhe reagime zyrtare dhe institucionale, pasi është i sigurtë në atë çfarë duan shqiptarët, në atë ç’ka presin ata duke mos rreshtur së thëni “Je T’aime Europë”….

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?