Albi Nako me Romeo Veshjan

‘Je pa këllqe vëlla, t’i shfazohesh kur flet!’ Albi Nako përplaset me Romeo Veshjan: Përdor vajzat sepse s’ke forcë të përballesh

6 Shkurt, 22:05| Përditesimi: 6 Shkurt, 22:10

  • Share

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP mes Albi Nakos dhe Romeo Veshajt. Koreografi e akuzoi aktorin se po përdor vajzat pasi nuk mund të përballet dot vetëm.

Po ashtu Albi Nako iu drejtua Romeos duke i thënë se “je pa këllqe dhe se fyen”.

Duket se këto deklarata të papritura e kanë zhgënyer Romeo Veshajn, i cili iu përgjigj duke i thënë se “je i kamufluar”.

Debati

Albi Nako: Për mua kemi një Romeo që është i vetëvendosur në shtëpi, i pozicionuar si një babaxhan. I ka hapur krahët të të gjitha vajzat, e ka si taktikë për tu mbrojtur me këto. Ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë që të përballet vetë. Unë mendoj se ky i përdor vajzat sepse…je pa këllqe vëlla. Ti e bën luftën me vajzat sepse nuk e bën dot vetëm. Ti je një njeri që fyen, xhestikulon të tjerët, provokon. Ti je një njeri që shfazohesh kur flet.

Romeo Veshaj: Unë me Albin kemi bërë biseda dhe kemi qeshur, nuk e kuptoj si mund të qeshësh ti me një njeri që ti mendon këtu

Albi Nako: Qesh mirë kush qesh i fundit.

Romeo Veshaj: Në momentin që unë kam dalë i preferuar, Albi  më ka thënë që më bëhet qejfi, por vetëm për ty. Por ti je një njeri…është ai kamuflazhi e kemi diskutuar që unë prisja dita ditës dhe nuk e kuptoja ku do të dalësh. Kaq kisha unë Albi Nako.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nora: 07/02/2024 13:19

    Bravo Albi, e vertete cfare thua. Mbeten vellezerit Veshaj duke iu ngjitur vajzave te famshme te ekranit qe jane fyell nga mendja por kane fame.

    Përgjigju
  • Gezim: 07/02/2024 11:47

    Nuk e kisha besuar se eshte njeri i tille Albi Nako,mbreme e tregoi veten se kush eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?