'Je marrë me gratë e shokëve'/ Debat i ashpër mes Meritonit dhe Romeos: Më janë përmendur emra…

20 Mars, 09:58| Përditesimi: 20 Mars, 09:59

  • Share

Meritoni dhe Romeo kanë pasur një debat të ndezur gjatë ditëve të fundit pas një deklarate të Meritonit. Ai hodhi akuza ndaj Romoes duke i thënë “merr gratë e shokëve". 

Gjatë mbrëmjes së djeshme dyshja nuk bëri paqe, pasi situata agravoi edhe më tepër:

Meritoni: Nëse flasim për lojën brenda cilësohen për emra brenda. Romeo ka ca ditë që thotë që merrem me gratë e shokëve. I thashë që është aluduar diçka dhe nuk doja të më drejtonte gishtin.

Romeo: Ky është justifikimi më i dobët.

Meritoni: Nuk është aspak e bukur që përmenden emra nga jashtë. Unë s’përmenda emra.

Romeo: Për ty që nuk e dije mund të shkosh në Google dhe ta kontrollosh. Unë i thashë emrat sepse Meritoni fshihet pas gishtit. Te shokët, që unë i kam familje, ky shkon dhe i qesh. Për këtë lojë ky shet dhe veten.

Ledion Liço: Kur i thua Meritonit që merret me gratë e shkovëe e ke për Heidin, Sarën?

Romeo: Më është përmendur Donaldi, Boram Elgiti, Klea, që të gjithë. Më janë përmendur nga Juli, Meritoni kur s’kanë argumenta.

Meritoni: Ti më drejtove gishtin që merrem me gratë e shokëve.

Romeo: Më qëllon mua, merresh me Heidin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?