Romeo Veshaj dhe Bora Zemani

‘Je gjysma e gjysmës sime’, Bora Zemani futet në ‘BBVIP’! Romeo shpërthen në lot! Moderatorja e përqafon

19 Shkurt, 22:10| Përditesimi: 19 Shkurt, 22:17

  • Share

Kjo e sotmja, ishte një ditë e pazakontë në Big Brother VIP 3, pasi banorëve u është bërë një sfidë ku nuk duhet të reagojnë ndaj asgjëje të pazakontë në shtëpi. Teksa e bënin diçka të tillë, banorët duhet edhe të këndonin njëherazi.

Por duket se aktori i humorit, Romeo Veshaj nuk e ka pasur aq të lehtë një gjë të tillë pasi brenda shtëpisë, u fut moderatorja Bora Zemani e cila është e dashura e vëllait të tij, Donaldit. 

Duke qenë e ndaluar që t'i fliste apo ta përqafonte, Romeo shpërtheu në lot ndërsa banorët e tjerë bënë përpjekje që ta shpërqendronin nga situata. 

Ndërsa Bora iu drejtua me fjalët “Je gjysma e gjysmës time”.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?