Javë vendimtare për të ardhmen e Interit, pritet sqarimi situatës për Conte-n dhe Messi-n (VIDEO)

23 Gusht 2020, 11:12| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 12:09

  • Share

Këtë javë vendoset e ardhmja e pankinës së Interit dhe zbulohet se ku do të luajë lojtari më i mirë në botë Lionel Messi.

Trajneri aktual i interit Antonio Conte la të kuptohet pas finales së Europa League që u fitua nga Sevillia se do të largohet nga drejtimi i zikaltrëve. Të martën do të zhvillohet një takim mes teknikut italian dhe drejtuesve të Interit dhe presidentit kinez Steven Zhang.

Por ngelen mister arsyet që çuan Conte-n afër largimit nga Interi. Presidenti Steven Zhang ishte i kënaqur me rezultat e skuadrës që nuk ishte në garë për një trofe pas 10 vitesh.

Këtë sezon skuadra e Interit përfundoi kampionatin në vendin e dytë vetëm një pikë nga Juventusi, arriti deri në finale të Europa League dhe në gjysmë finale të kupës së Italisë.

Media italiane raportojnë se klubi zikaltër ka marrë masat që nëse nuk gjendet një akord për të vazhduar me Conte, ka gati zëvendësuesin. Njëlloj si në 2014 Conte-n do ta zëvendësojë Massimiliano Allegri.

Kjo javë do të jetë decizive edhe për të ardhmen e Lionel Messi-t, i cili i ka bërë të ditur Barcelonës dhe trajnerit të ri Ronald Kuman se e sheh të ardhmen larg katalanasve. Skuadrat që janë në garë për të marrë yllin argjentinas janë Interi, PSG dhe Manchetesr City.

Drejtuesit e Barcelonës i kanë lënë afat Messi-t që të zbulojë ai vetë se ku do të shkojë brenda datës 30 gusht, kur skuadra do të mblidhte për të filluar përgatitjet për sezonin e ri. Kontrata e Messi-t përfundon në verën e viti 2021. Ndërsa argjentinasi ka një klauzolë prej 700 milionë euro nëse një klub do ta marrë atë pa negociuar me Barcelonën.

Por gjithsesi do të merret parasysh vullneti i Messi-t nwse do të insisitojë të largohet që këtë sesion merkatoje dhe mbi të gjitha, cilën fanellë do të veshë për sezonin e ardhshëm. Në këtë rast Barcelona do të duhet të gjejë një marrëveshje me klubin e ri të Messi-t dhe në media raportohet se argjentinasi mund të shitet për një vlerë rreth 150 milionë euro.

Por klubi i ri duhet të bëjë llogaritë mirë mbi të gjitha për pagën e Messi-t i cili aktualisht është lojtari më i paguar në botë ku merr rreth 60 milionë euro neto në sezon dhe rreth 100 lordi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?