‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes

20 Shkurt 2023, 12:36| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 12:39

  • Share

Do të jetë fundi i vështirësive kjo javë sipas astrologut Jorgo Pulla. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ai bëri parashikimin për 12 shenjat e zodiakut për javën 20-26 shkurt, ndërsa këshilloi shenjat e Demit, Luanit dhe Akrepit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj jave.

“Është një fillim jave me energji shumë pozitive duke pasur parasysh që kemi ndikimin e hënës së re në shenjën e peshqëve, ku ndikohen dhe virgjëreshat sepse peshqit kanë përballë virgjëreshën. Fundi i muajit do të jetë fundi i vështirësive. E mëkura, e enjta, e premtja duhet pasur shumë kujdes sepse do të kemi probleme në media, çështje elektriciteti etj. Do të ketë një trekënësh planetesh që do të preki disa shenja, më shumë preken Demi, Luani dhe Akrepi” tha ai.

Dashi

10 ditëshi i parë dhe i dytë janë shumë të ndikuar siç është dita e mërkurë dhe e dielë, duhet të tregojnë shumë kujdes. Nëse keni për të bërë një udhëtim, koha më e mirë është e enjtja sepse është ditë shumë e mirë ose nesër. Ju që keni pasur probleme me dokumentacionin dita e sotme është mjaft favorizuese. Nëse dëshironi të shisni makinë, ose të blini tani është koha më e mirë.

Demi

Do të jetë një javë pozitive në punë dhe me ndyshime të cilat do të jenë për mbarë. Do të nisni një punë të re apo një sipërmarrje të re, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm në zgjidhjen që do të bëni pasi do të jetë vendimtare. Nga dita e sotme nis një priudhë perfekte për ju në lidhje me punën apo me një leje ndërtimi që keni kohë që prisni momentin. Mos e humbisni ditën e sotme, është momenti ideal për të bërë bisedime. Sot ora 16.00 do të ishte perfekte për një takim. Sa i takon anës shpirtërore do të keni këto kohë lidhje ndarje-bashkim, ndaj duhet të fokusoheni më shumë tek partneri/partnerja.

Binjakët

Nga dita e djeshme pasdite dhe në vijim duket se ka nisur një javë e mbarë për ju. Eshtë një periudhë e stabilizuar pasi Mërkuri në trekëndësh me Hënën ju jep mundësi të mëdha. Tani në këtë përiudhë ndahen fatet për Binjakët ndaj është momenti për të vepruar sidomos në shit-blerje, import-eksporte apo blegtori e bujqësi. Puna dhe karriera priren të jenë të mbara. Sa i takon anës shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Akrep janë perfekte ndërsa kujdes me Akrep të 10-të ditëshit të tretë, pasi mund të keni disa konflikte dhe grindje. 

Gaforrja

Guvernatori i Gaforres është Hëna, ndaj si rrjedhim do të jetë një javë e qetë dhe pozitive. Hëna ju jep një mundësi plus, mund të nisni një biznes, mund të merrni një kredi, në dokumentacione dhe aplikime çdo gjë do ju shkojë mbarë. Kjo hënë e re kryesisht tek Gaforrja do të ndikojë në mundësitë dhe stabilizimin e punëve që kanë nisur. Disa probleme apo pengesa të vogla që mund t’ju dalin rrugës mund t’i zgjidhni me maturi. Në fushën sentimentale lidhjet me Ujor dhe Dash të 10-të ditëshit të tretë janë pozitive, ndërsa një bashkim familjar ndodh me Binjak.

Luanët

Ndikimi pozitiv për shenjën e Luanëve nis nga dita e Mërkurë ku do të arrijnë në finishin e planeve të tyre. Momenti ideal për çështje dokumentacioni, për zgjidhje problemesh dhe marrje vendimesh të cilat do të kenë ndikim në vazhdimësinë e së ardhmes. Eshtë një përiudhë e stabilizuar në përgjithësi, dita e Hënë dhe e Premte do të jenë ditë më favorizuese për bisedime apo për zgjidhje të çështjeve që ju shqetësojnë. Të palidhurit kanë ndikim pozitiv me Shigjetar dhe Dem, ndërsa vëmendje duhet t’i kushtohet marrëdhënive me Peshk të 10-të ditëshit të dytë.

Virgjëresha

Duke qenë se Hëna e re është në Peshk dhe Peshqit janë përballë Virgjëreshës, bën që Hëna të ketë ndikim tepër pozitiv në këtë shenjë. Megjithëse kohët e fundit keni qenë pak nervozë, në dilema të ndryshme pasi nuk po arrini atë që kërkoni për arsye të të tretëve. Duhet të kuptoni që jeni vetëm ju që do të zgjidhni gjithçka në favorin tuaj, forca e mendjes është arma juaj më e fortë. Në fushën shpirtërore lidhjet me Shigjetar, Bricjap dhe Dem duken të mbara, ndërsa me Peshk të 10-të ditëshit të parë vëmendje. Koha më e mirë për të bërë një takim është paraditja e ditës së sotme dhe paraditja e ditës se Premte.

Peshore

Në këtë periudhë Peshorja është në një dilemë nëse duhet të bëjë një ndryshim në jetën e tyre apo jo, kjo lidhet kryesisht me punën e tyre. Ju këshillojmë që tani për tani mos të merrni asnjë hap, mbajeni vendin aktual të punës ku jeni dhe deri në fund të Prillit mos bëni asnjë lëvizje, 5 lekë më tepër mund të vlejë sot, por jo nesër. Do të jetë një javë me zhvillime, me takime të rëndësishme apo udhëtime. Në fushën shpirtërore lidhjet me Binjak dhe Shigjetar duken të mbara, ndërsa kujdes tregoni me Luan të 10-të ditëshit të parë.

Akrepi

Duke qenë se në këtë periudhë fokusi më i madh është tek puna dhe karriera nuk po i tregoni vëmendje të madhe dashurisë, ndaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm në këtë fushë. Një çështje ligjore rikthehet nga fillimi. Ndikimi i Plutonit po ju jep frutet e veta, çfarë ka ndodhur 20 vite më parë tani dalin në sipërfaqe ku shumë njerëz do të përfitojnë nga e drejta e tyre. Në fushën sentimentale një marrëdhënie me Ujor është pozitive, ndërsa kujdes nga ndërhyrjet e të tretëve me Dem.

Shigjetari

Në këtë përiudhë janë shumë të fokusuar në blerje dhe investime të reja. Edhe pse Shigjetarët kanë një ekonomi të stabilizuar ka ardhur momenti që të tregohen të kujdesshëm në këtë fushë. Mos u nxitoni për gjëra të rëndësishme që ia vlejnë, mendohuni mirë kur doni të blini diçka, nëse nuk e keni të nevojshme edhe mund ta shmangni. Të fokusuar më tepër tek ekonomia dhe të ardhurat e tyre në dashuri janë pak fajtorë. Mos u përqëndroni vetëm tek puna, por jepini kohën e duhur dhe dashurisë. Më të favorizuar lidhjet me Peshk, Gaforre dhe Dem të 10-të ditëshit të parë.

Bricjapi

Eshtë java më e mirë për të bërë zgjedhjet e duhura si dhe për të marrë vendime dhe zgjidhje të situatave që mund t’ju kenë shqetësuar. Nga dita e sotme nis një  periudhë e rëndësishme për ju me moton “Eci avash sepse nxitoj”. Bricjapët i shikojnë gjërat me imtësi dhe me gjakftohtësi ndaj janë të matur në veprimet që  bëjnë. Keni disa probleme në punë, pasi nuk ndiheni shumë të vlerësuar edhe pse duhet theksuar që Bricjapët lum kush i ka në punë, janë shumë produktivë por shpesh mohohen punët që bëjnë, pasi kanë pak vështirësi me marrjen e komandave dhe urdhërave. Në fushën shpirtërore lidhjet me Virgjëreshë dhe Dem janë positive, ndërsa vëmendje me Binjak, pasi mund t’ju shfaqen probleme në të ardhmen.

Ujori

Eshtë një përiudhë me ndryshime pozitive për ju. Do të jetë një javë e mbarë, durimi juaj do të japë frutet. Me ndikimin e Plutonit do të keni zhvillime pozitive. Keni pasur pak probleme në punë, por mos u shqetësoni duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë në favorin tuaj. Duhet të tregoheni pak më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve, gjithashtu kujdes në punët e paligjshme. Të gjithë Ujorët duhet të tregohen pak më të rezervuar dhe të mbajnë sekrete, gjërat e mira mbajini për veten tuaj. Në fushën sentimentale lidhjet me Luan janë perfekte, ndërsa kujdes me Dash të 10-të ditëshit të parë. Një bashkim familjar mund të ndodhë me Gaforre.

Peshqit

Me Peshqit është vështirë të bësh shoqëri, ata janë shumë intuitivë dhe selektivë. Do të jetë një përiudhë e mirë për tu ngritur në detyrë, madje mund të ngrihen dhe në vende drejtuese. Peshqit janë të pastër, dinë të respektojnë të tjerët. Do të keni ndryshime favorite në punë dhe karrierë. Kjo javë do të jetë me e fokusuar dhe me rëndësi në ekonomi. Në fushën sentimentale kujdes tregoni në marrëdhëniet me Dem dhe Peshore, ndërsa pozitive marrëdhënia është me Akrep.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?