Javë fantastike, deri të enjten duhet të zgjidhni disa çështje…/Horoskopi javor 15-21 Janar nga astrologu Jorgo Pulla

15 Janar, 13:08| Përditesimi: 15 Janar, 17:05

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një renditje javore për 12 shenjat e zodiakut për javën e tretë të muajit Janar. ”Përpara se të bëjmë renditjen për 12 shenjat, dua të them që është një javë fantastike, referuar çështjeve të mëdha” e nis kështu bisedën Jorgo në studio, duke shtuar se ndikimi i Hënës së re është ende dhe se efektet e saj do të vazhdojnë për një kohë të gjatë. ”Është një mundësi që brenda kësaj jave, deri ditën e enjte, të kemi lëvizje të Hënës, çka do të sjellë ndryshime për të gjitha shenjat, pasi kanë mundësi të zgjidhin çështje madhore që kanë të bëjnë me dashurinë, me ligjin apo me çështje pune”. Por cila është renditja më e favorshme për shenjat e zodiakut për këtë javë, sipas astrologut të njohur?

Në parashikimin javor nga data 15 janar deri më 21 janar 2024, kemi këtë renditje:

Në vendin e 12-të është Gaforrja

Duhet të tregoni kujdes me bisedime dhe me kontrata dhe për këtë motiv, dita më e mirë është e hëna dhe e shtuna, pasi favorizohen nga pozicioni aktual i Hënes që ju jep mundësi që të jeni shumë konçiz në aspektin e kontratave dhe ligjeve. Sa i takon çështjeve shpirtërore, dashuria parashikohet pasionante sa i takon kombinimeve me Bricjap dhe me Peshk, pasi Hëna ka pozicionin më të favorshëm për pjesën shpirtërore.

Në vendin e 11-të janë Peshqit

Në këtë javë mos u besoni fjalëve boshe apo premtimeve pa fakte, pasi shumë persona do të përpiqen që t’ju manipulojnë nësë gjejnë terren, por aftësia juaj intuitive do e pengojë këtë gjë, duke mos humbur shumë mundësi të favorshme në aspektin e karrierës, por dhe në atë sentimental, ku duket se jeni të favorizuar këtë javë. Sa i takon specifikisht çështjeve të zemrës, Peshqit janë në një moment pozitiv dhe në harmoni dhe paqe me veten dhe me ata që i kanë afër, veçanërisht familjen dhe partnerin.

Në vendin e 10-të është Akrepi

Është koha për të stabilizuar punën dhe ekonominë për të gjithë të lindurit e shenjës së Akrepit, pa harruar dhe pjesën e problemeve sentimentale që duan një zgjidhje afatgjatë dhe jo momentale. Karriera paraqitet e stabilizuar dhe me dëshirë për të bërë më shumë në punë. Dita më e mirë për shenjën e Akrepit është e marta, ndërsa në aspektin e dashurisë, kombinimet më të mira për këtë shenjë janë me Dem dhe me Gaforre të 10-të ditëshit të parë.

Në vendin e 9-të është Ujori

Do të keni ndryshime në çështjet e vendit të punës dhe mos merrni vendime të nxituara pa qenë të sigurtë në çështjet që dëshironi të bëni në karrierën tuaj. Dita më e mirë për të marrë vendime të rëndësishme është e diela, pikërisht në këtë ditë mund të vendosni gjëra të rëndësishme në karrierën tuaj dhe jo vetëm. Ndërsa sa i takon dashurisë, lidhjet më perfekte janë me Luan dhe me Akrep, të cilat rezultojnë një kombinim me shumë kimi dhe intensitet emocional.

Në vendin e 8-të është Peshorja

Do të ketë nisma të reja në fushën ekonomike, ku do të stabilizohen në punë, të cilat do të sjellin për pasojë marrjen e vendimeve të rëndësishme, ku mund të jetë një blerje e rëndësishme dhe sipas parashikimit dita më me fat për të bërë këtë gjë është e enjtja. Referuar dashurisë, kombinimi më i mirë për aspektin sentimental është me Virgjëreshat e 10-të ditështit të parë dhe me Binjakët që duket se kanë një kimi që do të çojë në një lidhje stabël serioze për në vazhdim.

Në vendin e 7-të është Virgjëresha

Do të mbyllen shumë probleme për këtë shenjë në fushën e ligjit, të cilat kishin kohë që ju torturonin. Nuk përjashtohet një udhëtim pune shumë frytdhënës dhe pozitiv, ku realizohet një ëndërr e lënë në sirtar që kishit kohë që e mendonit. Dita më me fat për ju është e mërkura, pasi është një pozicion i favorshëm i Hënës dhe i kombinimit të planeteve të tjera që sinkronizohen. Në aspektin sentimental, lidhjet më të favorshme që përfundojnë deri në martesë janë: Virgjëreshë-Peshk dhe Virgjëreshë-Dash.

Në vendin e 6-të janë Binjakët

Do të merrni lajme të reja që i prisni prej kohësh në sferën e punës dhe karrierës. Një rritje rroge është shumë e mundur pikërisht në këtë javë dhe dita më e mirë që mund të favorizojë vendimet tuaja është e premtja, pasi nëse  i merrni vendimet në këtë ditë, pozicioni i yjeve dhe i planeteve ju favorizon shumë, veçanërisht në aspektin e parave dhe karrierës. Në pjesën familjare paraqiteni shumë të dhënë pas familjes dhe nuk harroni të bëni të gjitha detyrimet që keni në familje, veçanërisht me fëmijët. Në aspektin emocional, dashuria paraqitet e qëndrueshme dhe në lidhje stabël, kryesisht me Peshore të 10-të ditëshit të parë dhe me Ujorin e 10-të ditëshit të dytë.

Në vendin e 5-të është Luani

Pritet që të keni bashkëpunime të reja në fushën e biznesit, sikurse marrje dokumentash për ata persona që presin diçka të tillë prej një kohe të gjatë, referuar çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj. Dita më e mirë për të marrë vendime që do ju përshtaten, është e diela. Në aspektin emocional dhe shpirtëror, Luani si shenjë pasionante duket se është shumë sharmante në këtë kohë dhe kryesisht pasioni është kryefjala e ditëve të tij.

Në vendin e 4-të është Shigjetari

Përgatituni për një rritje në detyrë dhe për disa takime të rëndësishme biznesi të cilat do të jenë shumë frytdhënëse në aspektin ekonomik dhe atë të karrierës. Çdo vendim që merrni tani duhet të jetë shumë i matur dhe i llogaritur që të çojë në sukses. Dita më me fat sipas yjeve për të marrë vendime të tilla, është e enjtja. Për këtë javë kombinimi më i mirë në apektin e dashurisë dhe që e plotëson Shigjetarin, është me Bricjap të 10-të ditëshit të parë dhe me Luan të 10-të ditëshit të dytë, me të cilët parashikohet një romancë shumë e bukur dhe intensive.

Në vendin e 3-të është Demi

Me moton ”Fillimi i mbarë gjysma e punës” Demi do të ketë një javë shumë produktive dhe të stabilizuar në fushën e karrierës dhe jo vetëm. Demi do të fitojë dhe një çështje gjyqësore, ndërsa dita më e mirë ku favorizohet si shenjë është e premtja. Në aspektin e dashurisë, lidhja më perfekte është me Akrep si dhe me Virgjëreshën ideale, pasi Afërdita me Mërkurin japin një kënd perfekt, që do të thotë: mundësi, rëndësi dhe realizim në të gjitha aspektet e çdo gjëje që merr përsipër.

Në vendin e 2-të është Dashi

Për Dashin erdhi momenti dhe koha që të keni mundësi në stabilizime ekonomike në pjesën e shitblerjes dhe në udhëtime të frytshme, teksa dita më e mirë për të organizuar diçka të tillë është: e marta, e enjtja dhe e diela, pasi kjo shenjë favorizohet shumë nga yjet. Në dashuri lidhjet ideale janë Dash-Peshore dhe Dash-Bricjap që paraqesin një lidhje perfekte që përfundon në romancë dhe kurorëzim dashurie duke u martuar.

Në vendin e 1-rë është Bricjapi

Ka një kohë të artë në ekonomi, sikurse mbyllen njëherë e mirë çështje të së shkuarës. Gjithashtu kemi nisma të reja në karrierë dhe një shans  të madh  do ju jepet duke ju dhënë role drejtuese. Dita më e mirë për të marrë vendime duket se është e shtuna. Në aspektin e dashurisë, lidhjet më të mira për Bricjapin janë me Peshk të 10-të ditëshit të tretë dhe me Dem të 10-të ditëshit të parë, sikurse me Shigjetarët është një kombinim interesant.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?