Edi Rama

Javë e rëndësishme për socialistët, me 4 nëntor Edi Rama mbledh Kongresin! Do votëbesohet sekretariati i ri i PS

29 Tetor 2023, 18:27| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 18:37

  • Share

TIRANË- Java e ardhshme është e rëndësishme edhe për socialistët. Të shtunën e katër nëntorit kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Partisë Socialiste, organi më i lartë vendimmarrës i partisë. Në mbledhjen e Kongresit pritet të zgjidhet sekretariati i ri i PS, pasi u shkarkua në korrik nga Asambleja e Përgjithshme.

Delegatët do të mblidhen në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku do të votëbesohen emrat e rinj për të nisur punën në postet drejtuese në parti. Mes tyre pritet edhe zyrtarizmi i Blendi Klosit, i cili u komandua përkohësisht si sekretar i përgjithshëm.

Po ashtu, Klosi pritet të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Sekretariati i PS i shkarkuar nga Asambleja më 26 korrik

1.Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri

2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi

3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji

4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj

5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti

6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj

7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj

8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?