Si do jetë java? Meteorologia flet për Report Tv: Rriten temperaturat, reshje dëbore në veri, pjesa tjetër e territorit me shi

15 Janar, 11:50| Përditesimi: 15 Janar, 12:34

  • Share

Java ka nisur me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit, ndërsa në ditët në vijim pritet një rritje e temperaturave.

Meteorologia Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv tha se në lartësinë mbi 800 m do të ketë reshje dëbore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten reshje shiu.

Nga data 17 janar, shtoi meteorologia, do të kemi një rënie të intensitetit të reshjeve, por të enjten pritet sërish një rikthim i tyre.

‘Reshje dëbore vetëm në veri të vendit dhe në lindje deri në lartësinë 800 m mbi nivelin e  detit, pjesa tjetër e territorit do të jenë në formë shiu. Për gjatë gjithë javës temperaturat do të vijojnë në rritje graduale në bregdete pritet rritje. Nga data 17 presim rënie të intensitet të reshjeve. Të enjten me datë 18 rikthim reshjesh.’- tha Gjoni.

Për ditën e Premte në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive të dëborës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?